Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha janë përfshirë në një debat në Parlament. Përplasja nisi pasi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ngrit të marrë fjalën mbasi ka përfunduar fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Nga vendi, Berisha i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që ta linte të fliste, por kjo e fundit e konsideroi të paarsyeshme, pasi tha se janë me kohë të kufizuar. Berisha u kundërpërgjigj dhe tha se ishte një turp që t’i ndalej fjala.

Mes tyre ndërhyri edhe kryeministri Rama. Ky i fundit i tha Berishës se ishte non-grata dhe nuk kishte të drejtë të fliste.

 

Pjesë nga debati

Edi Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar. Nuk ka procedurë për non gratat, je i pa dëshiruar.

Flamur Noka: Kush je ti që vendos se kush do flasi?

Lindita Nikolla: Zoti Mediu flisni

Fatmir Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.

Sali Berisha: Po vepron në verbëri për të mbrojtur Edi Ramën, po hiqe nga mendja, nuk e mbron dot.