Monika Kryemadhi e cilëson koalicionin opozitar bashkues të shqiptarëve dhe që do të udhëheqë dekadën.

Kryetarja e LSI-së publikoi në Facebook një video nga nënshkrimi i marrëveshjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Kryemadhi shkruan se ky partneritet do të sjellë ndryshimin.

“Dua të garantoj të gjithë shqiptarët se ky partneritet do të sjellë ndryshimin, se është koalicion bashkues i të gjithë shqiptarëve, e që do të udhëheqë dekadën.
SHQIPËRIA SHTËPIA QË FITON! SHQIPËRIA SHTËPIA JUAJ!”, deklaron Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/