ilir-meta-ne-jale2
LSI i ka mbledhur të rinjtë e forumit rinor edhe këtë vit në plazhin e Jalit. Vetë Ilir Meta deklaroi se do të kalonte pak kohë nga pushimet në këtë kamp. Është bërë traditë që të ftohen politikanë e personalitete. Më parë të ftuar kanë qenë edhe ministrat Tahiri e Veliaj. Kësaj radhe ftesat për kampin e PS duket se mungojnë. ABC Neës e pyeti deputeten Monika Kryemadhi nëse kishte një ftesë për kryeministrin Rama. Ajo e mohoi këtë, por tha se të rinjtë e LRI mund të lidheshin me të nëpërmjet telefonit. “Me thënë të drejtën nuk kemi bërë një ftesë zyrtare, sepse nuk mund të kushtëzojmë njerëzit në axhendat e tyre. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të lidhemi me telefona. Gjëja kryesore sot është që njerëzit të flasin me njëri – tjetrin dhe t’i shohim ballë për ballë”, u shreh Kryemadhi. Komunikimi ballë për ballë ka munguar këtë verë mes drejtuesve të koalicionit qeveritar. Nuk dihet nëse ata kanë patur komunikim as përmes telefonit, por deklarata e Kryemadhit ngjan me një mesazh për Ramën; për një takim ballë për ballë me Metën. Mesazhet këto ditë ata i kanë shkëmbyer vetëm me anë të mediave. Në dy intervista ata kanë folur për një marrëdhenie korrekte. Por asnjëri prej tyre nuk e ka fshehur dot ftohjen. Dy kryetarët që takoheshin çdo të mërkurë nuk janë parë bashkë që prej zgjedhjeve të 21 qershorit. Në media janë hedhur disa versione për një krisje të fortë të tyre dhe një hendek të madh që bashkëdrejtuesit e koalicionit duket se e kanë të vështirë ta kapërcejnë