Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar mbajtjen e një konference të rëndësishme nga selia blu.

Zyra për shtyp e PD-së bën me dije se “Në orën 11.00 kryetari i PD Lulzim Basha ka një deklaratë të rëndësishme në seli”.

Sipas burimeve nga PD-ja, fokusi i konferencës do të jetë kriza politike në vend, si edhe vendimi refuzues i Këshillit Evropian në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.