Në deklaratën e tij për mediat mesditën e kësaj të enjteje, ish-kryeministri Sali Berisha tha se është në komunikim me të gjithë deputetët e Partisë Demokratike. Ish-lideri i PD-së tha se respekton mendimin e kujdo, edhe të atyre që nuk i bashkohen si deputetja Duma, duke thënë se secila të drejtën e tij të vendosë si do.

“Respektoj mendimet e cilido, qëllimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës është hapja e plotë mbi bazën e kontributëve dhe ato që pranojnë votën e lirë. Kushti i vetëm që do të pranohen janë vota e lirë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Nëna e Nënave e të gjithë problematikave në vendin tonë është vjedhja e votës së lirë. Me të gjithë deputetët jam i hapur për komunikim”, ka thënë Berisha.