Në një tryezë me ekspertë të energjitikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Gazsjellësi Trans Adriatik(TAP), që u miratua që kur ai ishte në krye të qeverisë, ishte planifikuar të furnizonte me energji tërë rajonin. Sipas Berishës është qëndrimi korruptiv i qeverisë në raport me klientelën e gazit në Shqipëri ai që ka sjellë krizën.

Shqipëria ka tokën dhe detin të studiuar për erën, por asgjë nuk ka lëvizur. Shqipëria ka potencialin më të madh energjetik. Gazsjellësi TAP, është projekti më i madh i viteve në Europë, por qëndrimi i tyre (qeverisë) ka qenë korruptiv në raport me klientelën e gazit në Shqipëri. Kontrata e votuar në parlament në vitin 2013 ka përcaktime ligje, në përputhje me të cilat konsorciumi i ndërtimit është i detyruar të lërë dalje në Seman. Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Parashikimi ka qenë që rajoni gazin ta merrte nga TAP. hqipëria në këtë gazjellës ka fatin të jetë vendi i depozitave më të madhe në Europë të gazit. Është parashikuar që depozitat të jenë në Dumre. Në vitin 2014, Damian Gjiknuri ulet dhe firmos dhe njëherë për masterplanin e gazit. Në vitin 2021, Balluku ulet dhe firmos të njëjtin protokoll”, u shpreh ish-kryeministri.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se fajtor për krizën e energjisë nuk është as moti e as lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi i situatës nga qeveria. Berisha thekson se qeveria e ka shitur shumë lirë energjinë në një kohë kur në bursë çmimi i saj ishte shumë më i shtrenjtë.