Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin për të mos e rritur çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

Në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas pa bledhejs së dy qeverive, Rama tha se kjo do të ketë kosto të larta për buxhetin, por qeevria ka vendosur ta përballojë.

“Unë dua të përsëris shumëçka që kryeministri tha duke i dhënë përgjigje shterruese pyetjes. Dua të shtoj se lidhur me energjinë ne kemi vendosur kokëfortësisht të mos e prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo ka një kosto mjaft të lartë për buxhetin, por kemi vendosur ta përballojmë për të mos lejuar që kjo armë e krijuar nga Vladimir Putin të mos funksionojë dhe të jetë e neutralizuar. Ky është viti me thatësirën gjë që na vë në vështirësi edhe më shumë”, tha Rama.