Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek krizë energjitike dhe shtrenjtimi i produkteve si pasojë e luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Rama tha se kjo luftë ka ndikuar në të gjithë zinxhirin e ekonomisë duke mos lënë jashtë as Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

“Na ndikon edhe ne ndikon çmimet se lufta është nisur nga një forcë agresive. Janë shtrenjtëuar si nafta, gazi energjia e me radhë. Deri tek imputet për bujqësinë. Rusia dhe Ukraina, zinin peshën kryesore në këto furnizime. Kjo luftë ndikon tek të gjithë zinxhirët e furnizimeve, që bën të përballem me rritje çmimesh.” tha Rama.

“Kjo është një fatkeqësi që është jashtë këtij vendi por ndikohet. Do jemi pranë atyre që janë më në nevojë. Kemi marrë një angazhim ku sapo u shfaqën elementet e para të krizës energjitike. Do jemi pranë jush dhe pranë çdo familje. Për të kompensuar çmimin që asnjë familje të mos ndjej goditjen në faturë.” theksoi kryeministri.

Duke u ndalur tek ndihma që qeveria ka ndërmarrë me paketën e rezistencës, Rama theksoi se po ndihmohen më shumë se gjysmë milioni njerëz.

“Do mbështesim për tre muaj rresh më shumë se gjysmë milioni njerëz. Edhe më shumë se një vit më parë fermerët me naftë pa taksa, pensionistët duke indeksuar pensionet.” Shtoi kryeministri Rama.