Kris Jenner ‘po akuzohet’ se është duke nxitur vajzë e saj, Kim Kardashian, të krijojë një marrëdhënie me Alex Rodriguez.

Ylli i KUWTK, Kim konfirmoi ndarjen e saj nga Kanye West, në shkurt ndërsa 45-vjeçari Alex u nda nga Jennifer Lopez në prill.

Sipas lajmeve të fundit, Kim ka qenë në kontakt me Alex muajt e fundit dhe duket se po e mendojnë seriozisht të dalin më shpesh me njëri-tjetrin.

Mamaja e Kim, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.

Një burim i tha revistës Heat: “Kim nuk ë shtë shumë tip që mund t’i përshtatej Alex, por ky i fundit do e donte një marrëdhnie me një personazh të njohur, për të sfiduar Bennifer.

Sidoqoftë, burime pranë familjes së famshme thonë për Mirror se raportet thjesht nuk janë të vërteta dhe se Kardashians janë miq të mirë me J.Lo.

Ndërkohë, u zbulua se Kanye West është ende me Irina Shayk dhe zërat që folën për ndarjen e tyre nuk janë të vërteta.

“Irina është kaq e mërzitur nga gënjeshtrat për të dhe Kanye,” tha burimi për PEOPLE.

Ajo nuk ishte lidhur me askënd që nga ndarja e saj nga ish-partneri Bradley Cooper.