krimi

Tiranë- Krimi në familje trondit sërish. Një vrasje e dyfishtë është regjistruar rreth orës 17:00 te pasdites në rrugën “Tefta Tashko” në kryeqytet, ku mësohet se një person ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij dhe më pas edhe veten.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policise, te cilat pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale.