Kala-e-Dodes
Gruaja vret me sëpatë bashkëshortin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalanë e Dodës, Dibër. 50-vjecari Kadri Visha ishte në gjumë kur u qëllua nga bashkëshortja, Agime Visha.

Kjo e fundit është arrestuar nga policia, ndërsa më pas gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se krimin e kreu për xhelozi.

Policia e Dibrës sqaron se edhe gjatë marrjes në pyetje gruaja ka shfaqur shenja depresioni dhe c’ekuilibri. Vitet e fundit 50-vjecarja kurohej për depresion.

Kadri Visha ishte emëruar Administrator i Kalasë së Dodës nga kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.