edi-rama-dhe-hajduti2

Aksioni i qeverisë për arrestimin e vjedhësve të energjisë së fundmi është kthyer edhe në një lojë që mund të luhet përmes telefonave smart. Loja e titulluar “Edi Rama dhe Hajduti” ka për krijues një djalë shqiptar, i cili quhet Arbër Rrapi. Ajo është ideuar duke iu referuar nismës së zhurmshme të Kryeministrit Edi Rama për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike dhe marrjen e masave të rrepta kundër qytetarëve që guxojnë të vjedhin energjinë në mënyrë të paligjshme. Tashmë, kush dëshiron, mund të luajë me këtë lojë argëtuese duke e shkarkuar atë përmes aplikacionit playstore.

Ne detajet e saj shkruhet “Edi Rama dhe Hajduti”, loja që vë në provë aftësitë tuaja për të vjedhur energjinë elektrike. Me nota humori në guidën e “Edi Rama dhe Hajduti” thuhet: “Mundohuni t’i shmangeni Edi Ramës. Përpiquni dhe krahasoni rekordin tuaj me miqtë tuaj”. Deri tani loja që ka si profil një foto karikaturë të Kryeministrit Rama është shkarkuar nga mbi 500 përdorues të telefonave smartphone