Pasi firmosjes së marrëveshjes për të hyrë në zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, deklaroi se aleanca e tyre është kundër Edi Ramës.

“Nuk është aleancë kundër PS, por kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet që të jetë një sulltan. Shqiptarët po largohen, ne do ju japim një shpresë të madhe. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm, që di vetëm të fyejë bashkëpatriotët, hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës, hoqi çështjen çame nga axhenda e diskutimit. Është një aleancë kundër 1 njeriu të vetëm”,- tha ai.

Idrizi shtoi se PDIU do jetë në gjendje të mbledhë mbi 40 apo 50 mijë vota për opozitën.