Për ta relativizuar masakrën e Velipojës dhe për të shmangur përgjegjësinë e autoriteteve, kryeministri Rama i ka hyrë krahasimit të shifrave me vitet e kaluara, pasi është pyetur nga gazetarët mbi faktin se pse nuk ndihej i shqetësuar që ngjarjet e rënda me vrasje dhe aksidente do të kishin një impakt negativ mbi turizmin.
Rama tha se në vitet e kaluara “në Shqipëri ka pasur më shumë të vrarë se sa ditë ka viti”, pra më shumë se 365 të vrarë në vit. Duket se kjo është shifra e të vrarëve që duhet të arrijë në një vit që të ketë një reflektim nga qeveria.