Ulen shifrat e koronavirusit ne Kosove. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, ndersa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.

Në total numri i rasteve aktive është 1.464. Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.