Katër persona humbën jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë vetëm një vjeç në Prishtinë.

Nuk dihet ende nëse fëmija kishte probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 170 raste të reja me COVID-19.