Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 288 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas shifrave që njofton IKSHPK, ka një rënie të shifrave në krahasim me dje.

Sa i përket rasteve të reja, Prishtina ka 110 raste, ndjekur nga Podujeva 27 e Peja 24.

Nga ana tjerër edhe numri i të shëruarve nuk ka qenë dhe aq i ulët, pasi 256 pacientë kanë fituar së fundmi betejën ndaj COVID-19.