Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 15 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322”, njofton IKSHPK.