Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se asnjë pacient nuk ka humbur jetën nga Covid-19 gjatë orëve të fundit. Ndërsa nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078. Në total numri i rasteve aktive është 637.