Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 16 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 827 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh.

Ndërkohë janë shëruar 518 pacientë duke e çuar në 68 601 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 83.012 dhe kanë humbur jetën 1.776.