Në 24 orët e fundit është ulur numri i vdekjeve dhe infektimeve nga koravirusi në Kosovë.

48 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shendetesise raporton se brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 6 persona.

MSh ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 903 persona. Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 9 mijë e 146 qytetarë.