Rritet numri i rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 461 raste pozitive me koronavirus dhe 3 viktima.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968 Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot”, shkruhet në njoftimin e IKShPK.