Pas testimit të rreth 1 mijë mostrave, 43 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit.

Numri i të shëruarve që nga dje është 48, derisa i rasteve aktive ka arritur në 656.

“Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093. Në total numri i rasteve aktive është 656”, ka njoftuar IKSHPK.