Distria Krasniqi ishte vetëm e para, por Kosova nuk ndalet tashmë në Tokio 2020, duke dominuar xhudon olimpike. Nora Gjakova ka triumfuar në finale, duke mundur francezen, Sara Leon Sirike. Një arritje historike për Kosovën, që dy ditë më parë mori edhe medaljen e parë të Artë me xhudisten Distria Krasniqi.

Dështimi i kampiones në fuqi në Rio Majlinda Kelmendi nuk i ka shuar shpresat e Kosovës për një performancë fantastike në Tokio dhe përgjigja erdhi nga Gjakova, që rrëmben medaljen e artë. Në “Tokio 2020”, Kosova ka siguruar dy medalje të arta dhe e treta në dy Olimpiada, duke përfshirë dhe Majlinda Kelmendin në vitin 2016 të gjitha në sportin e xhudos.