Në Kosovë mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit me të zgjedhurit e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo seancë pritet që të zhvillohet në ora 10:00.

Kuvendi i Kosovës njofton se në rend dite do të ketë disa pika të rëndësishme, si formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, apo zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Në Kuvend 58 vende përfaqësohen nga Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.