Kosova sot ka kthyer mbrapsht një tjetër zyrtar serb duke mos e lejuar që të futet brenda territorit të saj. Autoritetet në Prishtinë njoftojnë se ndihmës drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ai kishte planifikuar të vizitonte Mitrovicën e Veriut, por është ndaluar në kufi në Jarinje.

Zyra ka akuzuar Kosovën për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë. “Ishte e qartë se për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, fushata anti-serbe e institucioneve në Prishtinë është intensifikuar, por kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë një justifikim për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, theksohet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe