Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 12 persona, nga 2919 testime të kryera.

Sa i përket situatës në spital, aktualisht nuk ka asnjë person të intubuar, ndërsa MSH thekson se “po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive”.