aksident4
Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e 23 tetorit në aksin rrugor dytësor Drithas-Pojan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, përkatësisht rreth orës 23 e 30 minuta, ndërsa si pasojë e ketij aksidenti kanë humbur jetën 2 te rinj dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Drithas në komunën Libonik, ndërsa automjeti tip ‘Mazda’ me targa AA679IS (në foto) me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë, duke përfunduar në një kanal.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin, ndërsa dy personat që ishin në sendiljen e pasme kanë shpetuar. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, i cili ishte nisur me makinë private për në vendngjarje.

Mësohet se viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë Taulant Qeleshi dhe Erjon Ago, ndërsa të plagosur kanë mbetur Nikolin Misha 24 vjeç, Kristi Sheshimi 21 vjeç si dhe Vasil Shara të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore.

Është dashur rreth një orë punë nga shërbimet e zjarrëfikësese për të nxjerrë trupat e viktimave, të cilët ishin bllokuar në makinë.

Personat udhëtonin nga Pojani në Drithas, rreth 2 km nga rruga nacionale Korçë-Pogradec, ndërsa mjeti tip ‘Mazda’ drejtohej nga Taulant Qeleshi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke levizur me shpejtësi tejet të lartë.

Të rinjtë dyshohet të kenë qenë të dehur, por jo më pak shkak mendohet të ketë qenë edhe mungesa e tabelave dhe ndriçimit në rrugë. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.