Sali Berisha u pyet nga gazetarët gjatë një konferencë për mediat, lidhur me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD.

Konkretisht gazetarët pyetën mbi aludimet që qarkullojnë e para 30 prillit do të ketë arrestime në Komisionin e Rithemelimit. Dhe më pas Basha do të kthehej fort në PD.

Berisha i hodhi poshtë këto zëra, duke i cilësuar si përpjekje për t’i dhuruar pushtetin vendor Ramës.

“Gjërat duhet parë në rrafshin politik. Këto përpjekje bëhen për t’i dhuruar Edi Ramës pushtetin vendor. Rama është i pamëshirshëm në agresionin e tij ndaj opozitës. Ju jeni dëshmitar, nuk do doja t’i thoja këto, por nga ajo mbledhje kur Basha dha dorëheqjen doli platforma kur kreu i PD të zgjidhej pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do të ishte kjo për Ramën”, u shpreh Berisha në konferencën nga selia blu.