Rita Ora zakonisht merr reagime të shumta pasi publikon fotografi provokuese në Instagram.

Por rolet u ndërruan në episodin e së martës mbrëma në “The Voice Australia” kur konkurrenti Henry Starr u zhvesh dhe bëri një vallëzim provokues para interpretueses së hitit “Body One Me”.

Fansat në Twitter “shpërthyen” me komentet nga më të shumta, duke ngelur të shtangur nga interpretuesi i bukur, i cili para se të bënte skenën ‘e nxehtë’ të vallëzimit, u paraqit në audicionin e fshehur me këngën “Forever” nga Chris Brown.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter.

“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

“Kjo ishte pjesa më e mirë e performancës, të paktën Rita bëri një veprim”, tha një shikues i tretë. Pasi Henry përfundoi këngën, ai vendosi të tregojë edhe aftësitë e tij të vallëzimit, duke hequr këmishën dhe shfaqur trupin e tonifikuar.

Rita, 30 vjeçe, mezi i hoqi sytë nga fiziku i Henryt, ndërsa ai doli nga skena dhe iu afrua këngëtares.