Autoritetet ukrainase kanë thënë se më shumë se 2000 qytetarë janë vrarë deri tani nga pushtimi rus, i cili filloi një javë më parë. Ekipet e shpëtimit kanë shuar më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuar 416 eksplozivë, shkruan BBC.

Ndërkohë rreth 875.000 persona janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e saj, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Shumica prej tyre kanë ikur në Poloni, e cila ka pritur më shumë se 450.000 persona deri tani. Numri i përgjithshëm i personave që largohen është rritur me shpejtësi qëkur Moska filloi sulmin dhe pritet që të vijojë të rritet edhe në ditët në vijim.