spitali-lushnje-655x356
Kryetari i komunës së Ballagatit në Lushnje Sherbet Sharka është arrestuar pasi akuzohet për plagosjen e një qytetari.

Sipas policisë mes Sherbet Sharkës dhe Ramiz Hasallës për shkak të një konflikti pronësie. Hasalla ka kërkuar disa herë takime me kryekomunarin mesa duket për të zgjidhur konfliktin por nuk ka ndodhur.

Deri dje kur debati është përshkallëzuar në përdorimin e dhunës para godinës së komunës Ballagat

Mësohet se 62 vjeçari është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

“Konflikti midis paleve ka të bëjë me faktin se i dëmtuari ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunes Ballagat Sherbet Sharka për zgjidhjen e nje konflikti pronësisë që ai ka patur “ thuhet në njoftimin e policisë.

62 vjeçari ndodhet i shtruar ne Repartin e Kirurgjise nen kujdesin e mjekeve.