Ministria e Bujqësisë konfirmoi se në Durrës është shënuar rasti i parë që konfirmon se në zonë ka qarkulluar virusi H5N8, i njohur si gripi i shpendëve. Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se një kampion i marrë më 19 mars ka vërtetuar dyshimet. Autoritetet kanë karantinuar menjëherë subjektin për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje. N

Ministria e Bujqësisë thotë se virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit, kështu që mishi dhe nënproduktet mund të konsumohen, por sugjerohet që ushqimet të gatuhen në temperatura mbi 70°C e po ashtu edhe vezët të jenë të gatuara mirë. Kjo sepse virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve.

“Hetimi epidemiologjik deri më sot flet për rast të izoluar. Ndërsa është vendosur karantinimi, udhëzuar për masat e sigurisë dhe higjienës që duhet të zbatohen, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nëprodukteve të tyre” – thuhet në njoftim.

“Ftojmë konsumatorët të mos bien pre e spekulantëve që mund të tregtojnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi dhe të denoncojnë menjëherë në numrin jeshil pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” – thotë njoftimi. ©LAPSI.al