xib

Rikthehet sërish në vëmendje laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Ekspertët gjermanë kanë dërguar sot në Shqipëri përgjigjen e analizave, sipas të cilave konfirmohet se në këtë laborator prodhohej drogë e titpit kokainë. Edhe pse nuk ka një përgjigje se cfarë sasie droge kishte në këtë laborator, flitet që ajo kap vlerën e disa miliona eurove. Ekspertët gjermanë thonë se nëpër fuçi kishte mbetje kokaine dhe solucione që përdoreshin për prodhimin e drogës. Kapja e laboratorit të kokainës në Xibrakë bëri shumë bujë, për vetë faktin se si kaq pranë kryeqytetit mund të ngrihet dhe të funksionoje një sipërmarrje e tillë kriminale. Për këtë ngjarje, u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, si dhe dy shtetas kolumbianë.