Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sot në komunikimin me gazetarët edhe për koncertin e mbajtur mbrëmjen e së enjtes për nder të hapjes së negociatave dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të.

Berisha e krahasoi me një koncert funebër dhe tha se administrata e braktisi atë antimiting.

“Me këtë rast më lejo të falënderoj përzemërsisht dhjetëra në mos qindra mijëra punonjës, rrogëtarë, buxhetorë që e braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert pothuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke u përpjekur si gaztorë për të kompensuar braktisjen që i kishte bërë administrata për të marrë pjesë në atë antimiting. I kam të gjitha të dhënat e sakta. Falënderoj mediat, të cilat përparësuan në të gjitha valët dhe ekranet e tyre takimin e njerëzve të lirë në Mirditë. Asosacion i lirë, bisedim midis të barabartëve me antimitingun e Shtërnicës, kishte një kontrast të jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.