5060947e1115a

Pak pasi u njoftuan emrat e pesë gjyqtarëve që dolën nga shorti për të përcaktimin e trupit gjykues, që do të caktonte masën e sigurisë për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, një prej gjyqtareve paraqiti kërkesë për tërheqje nga ky proçes sepse kishte konflikt interesi, pa u dhënë detaje se cfarë konlikti interesi ishte konkretisht.

Mësohet se bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea është një prej këshilltarëve të kryeparlamentarit Ilir Meta. Ky i fundit është përfshirë në këtë cështje nga deputeti Tom Doshi, i cili pretendon se Meta ka urdhëruan vrasjen e tij dhe kolegut Mëhill Fufi.

Por mësohet se kërkesa e paraqitur nga gjyqtarja Majlinda Andrea nuk është pranuar nga Kolegji Penal dhe kjo gjyqtare do të jetë pjesë e trupës, që sot do të caktojnë masën e sigurisë për Doshin dhe Frrokun.