Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin që të mos ndryshojë masat aktuale ndaj koronavirusit. Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, bëri thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave aktuale.

“Komiteti i ekspertëve mendon se niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen për zbatimin e tyre me rigorozitet”, tha Rakacolli.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit është aprovuar edhe doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç. Po ashtu do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit.