Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se është bërë një punë shembullore për të arritur objektivin prej 500,000 mijë vaksinimesh.  Manastirliu tha se ka një përgjysmim të incidencës dyjavore dhe raportohet rënie e ndjeshme të shtrimeve në spitale.

“Çlirimi i jetës dinamike duhet të vijojë me respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave. Ne po bëjmë përpjekje për të rritur numrin e vaksinimeve.Presim në muajt në vijim 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik. Ne do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave dhe nuk do të ndalemi për t’i siguruar çdo qytetari vaksinimin kundër koronavirusit”, tha Manastirliu.