Komiteti i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një komunikim zyrtar për të raportuar vijimësinë e situatës së Covid-19 në vend. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli bëri me dije se ka një rritje të ndjeshme të rasteve në moshat e reja.

“Ka një rritje të të prekurve  në moshat 25-34 vjeç. Është vënë re se transmetueshmëria është më e lartë. Në dy javët e fundit qytetet më të prekura në rang republike janë Lezha e Gjirokastra. Sa i përket universiteteteve do të qendrojnë edhe dy javë të tjera mësim oniline.”