Komisioneri Europian, Oliver Varhelyi,  pas takimit me liderit e Ballkanit Perëndimor në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama është shprehur se qershori dhe i gjithë viti mund të quhet koha e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, Varheyli është shprehur se BE është e gatshme të jap fonde për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor ne kuadër të një plani ekonomik.  Gjithashtu ai ka bërë me dije se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sjell një plan prej 30 mld eurosh investime, i cili do të financohet nga BE.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me mundësinë e kalimit lirshëm mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si një mundësi për të eleminuar në maksimum vështirësinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të mallrave.

30 mld euro në formë investimesh në rajon, ky nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, ky plan investimesh do japë rezultatet e veta nëse ky rajon punon në këtë treg rajonal. Nga ana ime, ne kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani, kemi arritur marrëveshje me Këshillin dhe PE për programin e fondeve të paraaderimit, mekanizëm që do të financohet ky plan. Ne po hyjmë në muajin qershor një muaj kritik për BE ne duam që të organizohen konferencat ndërqeveritare me Malin e Zi dhe Serbinë, po ashtu të zhvillohen konferencat e para për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ky do të jetë muaji dhe viti i Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi