Kolegji Zgjedhor po shqyrton ditën e sotme padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës. Ndërkohë Kolegji rrëzoi kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë pasi nuk janë konkrete për nevoje të gjykimit. Tashmë Kolegji po tërhiqet në dhome këshilli për marrjen e vendimit përfundimtar.  Kolegji filloi punën e tij një ditë më parë dhe vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës.

Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS.  PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.