Procedurat e prokurimeve publike  mbeten problematike duke krijuar kosto shtesë  për buxhetin e shtetit. Nga një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është konstatuar se gjatë vitit 2020  janë anuluar rreth 23% e procedurave të prokurimeve publike. Ndër shkaqet kryesore të anulimit të procedurave, janë ofertat e paraqitura nga Operatorët Ekonomikë, të cilat nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara nga Autoriteti Kontraktor.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kjo shifër është e lartë dhe tregon se puna e Autoriteteve Kontraktore në analizimin e nevojave dhe të studimit të tregut kryhet formalisht .Shkeljet më të mëdha janë hasur  në fazën e përgatitjes së dokumentave për tenderin, zhvillimin e procedurave të prokurimit  dhe në zbatimin e kontratave.

Parregullsitë dhe mangësitë e mësipërme kanë sjellë si pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit dhe në buxhetin e shoqërive publike në vlerën prej 126,5mln lekë, si dhe efekt financiar negativ në përdorimin e fondeve publike në shumën prej 3,7 mld lekë.

Shkelje janë konstatuar nga auditimi i procedurës së prokurimit “Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale për përballimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19” –  nga Agjensia e Blerjeve të Përqendruara ku në përllogaritjen e nevojave nuk janë mbajtur në konsideratë kriteret e përcaktuara për këtë situatë, duke ulur efektivitetin.

Parregullsi dhe paqartësi  ka edhe në hartimin dhe miratimin e , specifikimeve teknike dhe kritereve të veçanta për kualifikim, pa dhënë argumentet e nevojshme, Nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit

Abuzime janë hasur edhe në disa procedura prokurimesh në ministrinë e shëndetësisë  në rikonstruksionin të  maternitetit Mbreterësha Geraldinë ,si dhe në ministrinë e brendshme.

Shkeljet në prokurime

172 shkelje (55%) -në fazën e përgatitjes së dokumenteve
88 shkelje – zhvillimi i procedurave të prokurimit
54 shkelje- zbatimi i kontratave dhe dorëzimit të punimeve