Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp gjatë konferencës për shtyp para finales kundër Chelsea’t ka pasur fjalë të mira për ekipin e tij, duke thënë se kanë një ekip të klasit botëror, megjithatë ai kërkon të fitoj edhe trofe të tjerë këtë sezon.


Klopp në konferencën për shtyp theksoi që nuk mundet ta quaj një sezon të suksesshëm nëse kanë fituar vetëm Carabao Cup, derisa shtoi se do të vazhdojnë të luftojnë sepse kjo fazë e stinorit po bëhet emocionuese.

 

”Ne kemi fituar Carabao Cup tashmë, por ne jemi Liverpool, ne jemi një klub i klasit botëror, ne kemi një ekip të klasit botëror, kështu që është e vështirë të përkufizosh një sezon si absolutisht të suksesshëm nëse fiton Carabao Cup vetëm duke qenë në të gjitha finalet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Tani po bëhet vërtet emocionuese,” tha ai.

 

Ndër të tjera gjermani foli edhe për kundërshtarin e tij për të cilin thuri elozhe, ku tha përkundër faktit se kanë një sistem të ngjashëm me disa ekipe janë në një nivel tjetër.

“Chelsea është një skuadër e trajnuar shumë mirë. Ata luajnë një sistem të ngjashëm me ekipet e tjera, por janë në një nivel tjetër. Të organizuar në mbrojtje, të talentuar në sulm, opsione të ndryshme. Werner, Havertz, Lukaku, Pulisic,” deklaroi 54-vjeçari.

Takimet ndërmjet Liverpool dhe Chelsea gjithmonë kanë ditur të jenë shumë interesante dhe e njëjta gjë pritet të ndodh edhe nesër kur këto dy ekipe do të përballen për herë të dytë këtë sezon në ‘Wembley’. Hera e parë ishte në finalen e Carabao Cup, ku fitues dolën në fund ‘The Reds’ vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi që rezultati në kohën e rregullt kishte përfunduar 0-0.