Skuadra e Napolit ka shënuar fitore mbrëmë me rezultat 3-0 në miqësoren kundër Juve Stabia. Në ndeshjen debutuese me napolitanët arriti të shënoi një super gol edhe mesfushori francez, Tanguy Ndombele.


Ai në minutën e 57’të pasi dribloi një futbollist me shumë lehtësi u afrua drejt portës për të lëshuar një goditje ‘raketë’, ku nuk i la asnjë gjasë portierit kundërshtar të intervenoi.

 

 

Dy golat e tjerë për vendasit i realizuan Giuseppe Ambrosino (82′) dhe Alessio Zerbin (93′).

 

Ndombele u huazua te skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti nga Tottenham Hotspur gjatë këtij afati kalimtar të verës. Francezi gjatë periudhës tre vjeçare që kaloi te Spurs nuk është se kishte treguar paraqitje shumë të mira.

Transferimi i tij nga Olympique Lyon në vitin 2019 i kishte kushtuar klubit hiç më pak se 60 milionë euro.