Sipas fotove të fundit, fustani që është simbol i kohës së Marilyn Monroe, pas Met Gala-s së këtij viti ka mbetur i grisur dhe fajtore për “këtë krim” është Kim Kardashian.

Kujtojmë, ylli i realitetit kishte veshur një fustan Marilyn Monroe për këtë ceremoni, me temë “Gilded Age”. Edhe pse ai krijim ishte i ruajtur mirë, gjurmët e materialit të grisur, por edhe mungesa e kristaleve prej tij, treguan se gjendja e tij ndryshoi në mënyrë drastike pas Met Gala.

Publiku ekspert më pas paralajmëroi se fustani mund të dëmtohet dhe shkatërrohet.

Nina Boski, producentja e serialit dokumentar për Marilyn Monroe dhe serialit në internet kushtuar jetës së Marilyn Monroe, tha se Kim Kardashian me fustanin e famshëm në Met Gala nuk është një moment për t’u kujtuar.