Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi detaje të reja nga divorci i saj me Kanye West.

Në trailerin e ri për “The Kardashians” ,hemeluesja e Skims ndau një koment jo të këndshëm që reperi  i bëri asaj.”Është vërtet e vështirë me Kanye,” rrëfen Kim, përpara se traileri të ndërpritet në një skenë ku ajo i thotë Kourtney Kardashian: “Ai më tha se karriera ime ka mbaruar”.

Kim, tregoi më parë Variety se West, filmoi skena për serialin e ri të familjes përpara se marrëdhënia e tyre të prishej plotësisht. Mbetet për t’u parë nëse West do t’i përgjigjet këtij momenti në emision.Është gjithashtu e paqartë se sa do të flitet për  divorcit e tyre  në shfaqjen e re, pasi Kardashian është përpjekur të mbajë debatet e tyre larg syrit të publikut pavarësisht se Kanye ka bërë gjithçka publike.”Unë nuk mendoj se do të kritikoj babanë e fëmijëve të mi në shfaqjen time televizive,” tha ajo në një intervistë për Variety. “Thjesht unë nuk jam ai person, dhe  nuk mendoj se kjo do të më bënte të ndihem mirë.” Ajo shtoi, “Të jesh në sy të publikut dhe të kesh mosmarrëveshje publikisht nuk është kurrë e lehtë. Por unë besoj në trajtimin e gjërave privatisht. Unë besoj në  bashkëpunimin publik dhe të kritikuarit privatisht”. “The Kardashians” do të shfaqet premierë më 14 prill në Hulu.