Kim Kardashian dhe Kanye West i surprizuan të gjithë teksa u shfaqën bashkë duke konsumuar një vakt vetëm buzë detit. Kjo ishte hera e parë që ata shfaqeshin bashkë 6 muaj pas divorcit.
Tashmë duket se ata kanë gjetur gjuhën e komunikimit dhe janë bashkë në të njëjtin kapitull.

“Ata po e shijojnë vërtetë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duan të takohen kohë pas kohe. Tensionet janë ulur dhe ata janë miq të mirë tashmë”.
Kim ka treguar gjithashtu mbështetje maksimale për Kanye West pasi mori pjesë në festën e tij për albumin e ri “Donda”.
“Kim e ka mbështetur plotësisht Kanye-n për albumin e ri dhe ai e vlerëson këtë gjë. Ai ka ndarë muzikën dhe idetë e tij që nga fillimi me Kim”, është shprehur një burim.

Burimi ka shtuar se Kim dëshiron të dijë çdo të re rreth Kanye-s dhe të dëgjojë për projektet e tij. Kjo ndjenjë është e përbashkët, duke marrë në kosnideratë faktin se Kanye ka luajtur një rol të rëndësishëm në ribrandimin e KKW Beauty.
Kanye i dha fund edhe lidhje me Irina Shayk vetëm 2 muaj pas lidhjes së tyre.
“Nuk ishte kurrë serioze. Kanye dëshironte të arrinte diçka me Irina-n që nuk kishte për të ndodhur. Ai ishte shumë i zënë me punë dhe ata ishin në vende të ndryshme. Megjithatë ata ruajnë miqësinë dhe kanë shumë respekt.
Ata e shijojnë shumë artin dhe muzikën dhe ishte kënaqësi për Kanye-n që të ishte në një lidhje me Irina-n teksa përfundonte albumin. Kanye ndihej i frymëzuar nga ajo dhe i pëlqente të ishte rrotull energjisë së saj. Por ajo nuk ishte një marrëdhënie ose nuk do të bëhej kurrë diçka serioze”, tha një burim.