Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar! Sipas Page Six, TMZ dhe E!Neës, ish-çifti janë ndarë përmes divorcit më miqësor që mund të ekzistojë ndonjëherë. Tani çështja tjetër e rëndësishme për Kanye-en dhe Kim-in janë fëmijët, kujdestaria e tyre dhe bashkëprindërimi.

Ndonëse arsyeja e ndarjes ende nuk është konkrete, burime të ndryshme bëjnë me dije se muajt e fundit ata janë parë vetëm për hir të fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri. Thuhet se Kim e ndjente prej kohësh që ajo martesë kishte marrë fund.

Pikërisht sot, kur divorci u zyrtarizua, Kim postoi një foto të saj ku shfaqej me unazë martese, duke bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime në lidhje me raportin e tyre.

Kim dhe Kanye zgjodhën t’i japin fund pas 7 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve. Deri më tani çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike.