Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas një deklarate të Këshillit të Europës, të cilët ‘rrëzuan’ procesin e 30 qershorit. 

Bardhi tha se thelbi i krizës në Shqipëri qëndron te mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas zyrtarit të lartë demokrat, kjo krizë zgjidhet me zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme.