Këngëtarja e njohur, Kida edhe gjatë kësaj periudhe po vazhdon të jetë aktive dhe angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.
Por, krahas kësaj ajo nuk e lë anash as pushimin dhe relaksimin para fillimit të sezonës verore që njihet si një periudhë tejet e ngarkuar për artistët.
Edhe së fundmi, Kida ka sjell disa imazhe teksa shihet duke e shijuar kohën e lirë pranë bregdetit , ndërsa ekspozoi linjat tërheqëse.
Krijuesja e hitit “Drunk” pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, aksesor ari dhe syze dielli po ashtu me ngjyrë të zezë.
“Ditë e lumtur”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve teksa dukje joshëse dhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.